Dhëndri i kreut të Kumanovës kapet në kufi me mijëra euro

Kumanova

Dhëndri i kreut të Kumanovës kapet në kufi me mijëra euro

Më: 14 prill 2017 Në ora: 11:16
Ilustrim

Dhëndri i kryetarit të komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski është kapur dje në kufirin e Tabanocit, në anën serbe me 20 mijë euro, të cilët kishte për synim ti kalonte ilegalisht në Serbi.

Sipas medias, bëhet fjalë për Viktor.P, i cili drejton makinën e re Audi A7, të cilën e kishte të huazuar me leasing. Pas kontrollit të tij janë gjetur paratë që nuk i kishte lajmëruar tek autoritetet kufitare serbe dhe se shuma e gjetur nuk është e lejuar pa ndonjë arsyetim dhe dokumente. Por nga ana tjetër, kjo nuk është komentuar nga ana e kreut të komunës. Jozyrtarisht mësohet se Viktor.P nuk është dhëndërr i Damjanovskit, por bëhet fjalë për sajesë nga mediat e afërta me VMRO-DPMNE, theksuan nga LSDM.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat