Alispahiq: Mjekët tentojnë ta ndihmojnë vrasësin e Almirit

Kumanova

Alispahiq: Mjekët tentojnë ta ndihmojnë vrasësin e Almirit

Më: 4 maj 2017 Në ora: 18:06
Asmir Alispahiq

Në Gjykatën Themelor të Kumanovës ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin e Almirit. Para trupit gjykues u dëgjuan ekspertët mjekoligjor, Branisllav Stefanovski dhe Babin Kosotova, të punësuar në spitalin neuropsikiatrik në Shkup.

Avokati mbrojtës i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, tha se të dy mjekët përpiqen që në mënyrë selektive sikurse edhe në seancën e kaluar, t’i ndihmojnë të akuzuarit Boban Iliq. Asmir Alispahiq, edhe njëherë para gazetarëve tha se Boban Iliq duhet të dënohet me dënim maksimal respektivisht burg të përjetshëm. Seanca e radhës e rastit të Almirit është caktuar për më 25 maj.

“Drejtpërsëdrejti lëshohen në komentimin që u është i panjohur, kurse kjo është në pjesën e ekzistimit apo mosekzistimit të paramendimit për kryerjen e veprës penale. D.m.th. është përpjekje direkte që në mënyrë selektive, duke mos u marr parasysh të gjitha deklaratat, të cilat janë kyçe sikurse edhe procesverbalet për vërtetimin profesional të mendimit dhe ekspertizës mjekoligjore “, Asmir Alispahiq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat