Avokatët e rastit ”Grupi i Kumanovës” kundërshtojnë videon e prezentuar nga Prokuroria

Kumanova

Avokatët e rastit ”Grupi i Kumanovës” kundërshtojnë videon e prezentuar nga Prokuroria

Më: 11 maj 2017 Në ora: 14:08
”Grupi i Kumanovës”

Prokuroria Themelore sot në gjykatë ka propozuar si provë një video incizim për rastin “Kumanova”, me të cilën pretendon të dëshmojë se rrjedhoja e intervenimit ka qenë në rregull.

“Gjykata bëri prezantimin e një video incizimi të propozuar nga ana e prokurorisë. Video incizimi nuk qartëson dilemat as nga ana e Prokurorisë, as nga ana e të akuzuarve, përkundrazi shton dyshimin se kjo video është e shkurtuar, e montuar dhe nuk i përmban elementet kryesore për tu parë gjendja faktike e rastit të Kumanovës”, deklaroi avokatja mbrojtëse Artene Ademi, raporton gazeta Lajm.

Avokatja mbrojtëse zotohet se do ta kundërshtojnë pranimin e kësaj prove nga ana e gjykatës, në aspektin përmbajtësor dhe elementeve tjera.

“Nëse gjykata e pranon këtë provë, atëherë do të kërkojmë ekspertizë për autenticitetin e këtij incizimi”, është decide avokatja Ademi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat