Në Kumanovë, si në filma, grabitet kasaforta me arë

Kumanova

Në Kumanovë, si në filma, grabitet kasaforta me arë

Më: 16 maj 2017 Në ora: 12:05
ilustrim

Një kasafortë sot është gjetur në mes të rrugës “Goce Dellçev” në Kumanovë. Sefi i takon artaris Kvin e cila në orët e para të mëngjesit ishte thyer dhe grabitur, ndërsa kasadorta, që sipas informatave të pronarëve, peshon rreth 1 ton, u gjet në mes të rrugës, afër artarisë.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes në mëngjes dhe kanë larguar kasafortën nga rruga, ndërsa kanë filluar hetimet për rastin. Ende nuk dihet rreth vlerës së dëmit të shkaktuar në artarinë Kvin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat