Ministri Taravari thërret mjekun kumanovar të kthehet nga Gjermani: Kthehu, shumë shpejt do të sigurojë punë?!

Kumanova

Ministri Taravari thërret mjekun kumanovar të kthehet nga Gjermani: Kthehu, shumë shpejt do të sigurojë punë?!

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 06:49
Rexhail Ramadani

Mjeku kumanovar Rexhail Ramadani i cili jeton dhe vepron në Gjermani pasi se nuk kishte mundur të sistemohet në vendlindje sot përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka treguar për gjestin e ministrit të shëndetsisë Arben Taravari. Ai në shkrimin e tij ka shkruar:

“Miq të nderuar, tashmë në Gjermani jeta ime ka marrë rrjedha tjera ku jam i punësuar me vendim, gjuhën punën e kam zotëruar dhe i sistemuar ka qenë një investim i madhë.

Por e falemenderoj Ministrin Dr. Arben Taravari për gjestin e tij. E ky është shembull i një ministri shqiptar dhe stafit të tij.

Po e botoj per opinionin kontaktin e parë pasi është bërë minister.

“Përshëndetje Rexho,
Nëse je i interesuar për punë në mkd, të lutem të kthehesh në atëdhe. Shumë shpejtë do të mundohem të siguroj punë “.
Të fala”, ka qene porosia e Taravarit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat