Nëndega e PDSH në fshatin Hotël i bashkangjitet LR-PDSH-së

Kumanova

Nëndega e PDSH në fshatin Hotël i bashkangjitet LR-PDSH-së

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 07:57
Anëtarë nga nëndega e PDSH në fshatin Hotël

Në profilin e LR-PDSH Kumanovë në facebook shkruhet se nëndega e PDSH në fshatin Hotël të Likovës prej mbrëmë edhe zyrtarisht i është bashkangjitur LR-PDSH.

“Këtë veprim të tyre e bënë në mënyrë të organizuar dhe publike në prani të anëtarit të kryesisë qendrore të LR-PDSH Prof. Dr Elmi Aziri i cili përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoj për këtë veprim të tyre , si dhe bëri një përshkrim rreth situatës politike në vend. Ne sonte po kalojmë nga PDSH në PDSh , ne nuk po ndryshojmë rrugën tonë të veprimit politik por ne po bashkohemi rrugës së vërtetë të Arbrit të cilën rrugë e pason lideri Ziadin Sela dhe struktura e LR-PDSH ” u shpreh njëri nga anëtarë dhe aktivist i PDSH njëherit simbol i Pdsh në fshatin Hotël dhe në komunën e Likovës . Sipas njoftimit, i pranishëm ishte sekretari i degës së LR-PDSH Likovë Arben Jahia dhe përfaqsues tjerë të degës së Likovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat