Iljasa Memedi, studenti i UÇK-së që ra dëshmor në Mateç të Kumanovës vitin 2001

Kumanova

Iljasa Memedi, studenti i UÇK-së që ra dëshmor në Mateç të Kumanovës vitin 2001

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 21:59
Iljasa Memedi

Janë mbushur sot plotë 16 vite nga rënia e dëshmorit të UÇK-së, Iljasa Memedi-Cajo. Ai ra dëshmor më 23 qershor 2001, duke luftuar kundër forcave të armatosura maqedonase, gjatë betejës së lavdishme të Mateçit (Likovë-Kumanovë). Kishte ndërpre studimet ku ishte para diplomimit që t’i bashkangjitet UÇK-së.

Në 16 vjetorin e rënies, Iljasa Memedi-Cajo është përkujtuar nga bashkëluftëtari i tij, Xhemë Lamallari Baruti.

Ja postimi i Barutit:

-Iljasa Memedi-Caja

-Ishte student, dhe vetëm pak ishte para diplomimit në universitetin e Damaskut në Siri, braktisi atë, sepse e thërriste zëri Atdheut.

-Ra në altarin e lirisë 16 vite më parë në Mateq.

-Lavdi ndër shekuj Cajo!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat