Rritet masa e harxhimit të ujit në Kumanovë

Kumanova

Rritet masa e harxhimit të ujit në Kumanovë

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 11:53
Ilustrim

Harxhimet ditore mesatare të ujit në Kumanovë ditëve të fundit arrijnë nga 330 deri 350 litra në sekondë, informojnë nga ndërmarrja publike kompetente “Vodovod”.

Temperaturat e larta janë arsye kryesore për rritjen e harxhimeve të ujit në Kumanovë, ku sipas kopmetentëve në ditët e fundit ka arritur harxhimet maksimale gjatë vitit.

Mesatarisht harxhimet vjetore të ujit në Kumanovë arrijnë nga 250 deri 270 litra në sekondë. Harxhimet ditore thuajse janë dyfish më të mëdha në këtë periudhë.

Vitet e mëparshme në periudhën e verës, sipas statistikave të ndërmarrjes “Vodovod” kanë harxhuar deri në 400 litra për sekondë. Edhe përkundër faktit që nuk ka probleme me ujësjellësin, nga ndërmarrja apelojnë që në mënyrë racionale qytetarët të harxhojnë ujit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat