Gjilani dhe Kumanova do të realizojnë një projekt ndërkufitar për tregjet e gjelbërta

Kumanova

Gjilani dhe Kumanova do të realizojnë një projekt ndërkufitar për tregjet e gjelbërta

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 19:40
Lutfi Haziri dhe Zoran Damjanovski

Kryekomunarët e Gjilanit dhe Kumanovës, Lutfi Haziri dhe Zoran Damjanovski, janë takuar sot në Kumanovë, ku kanë diskutuar për mundësitë e përgatitjes së projektit ”Tregu i Gjelbërt”.

Ky projekt do të realizohet me fonde evropiane për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Maqedoni. Përfaqësuesit e dy komunave do të punojnë në zbatimin e projektit që përfshinë ndërtimin e tregjeve moderne.

Damjanovski bëri të ditur se interesi i të dy palëve është i njëjtë, pra nga 200 mijë euro fillestare, si edhe pjesëmarrje prej 20-40% të qeverisjes lokale, varësisht nga ajo që do të kërkohet.

Ndërkaq, Lutfi Haziri shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me komunën e Kumanovës për këtë projekt. Sipas tij, projekti do të sjellë përfitim për banorët e të dy komunave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat