Shtyhet seanca e radhës për Grupin e Kumanovës - Bota Sot
Shtyhet seanca e radhës për Grupin e Kumanovës

Kumanova

E martë, 26 shtator 2017

Shtyhet seanca e radhës për Grupin e Kumanovës

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 10:42
Grupin i Kumanovës

Sot në Shkup duhej të vazhdonte seanca e radhës për Grupin e Kumanovës, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pra seanca është shtyrë për më 21 korrik.

Bëhet e ditur se si arsye e shtyrjes së kësaj seance ka qenë mospërgatitja e prokurorisë. Njëri nga avokatët mbrojtës, Naser Raufi, ka deklaruar për mediat se akuza është krejtësisht e humbur.

Përndryshe, në disa seanca situata ishte e tendosur pasi që të akuzuarit nuk e respektuan trupin gjykues dhe shprehën akuza ndaj tyre.

Rasti i Kumanovës ndodhi në vitin 2015, ku u vratë tetë policië dhe 10 persona të grupit të armatosur. Gjithsej 37 persona janë në bankën e të akuzuarve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test