Rritet numri i intervenimeve mjekësore në Kumanovë

Kumanova

Rritet numri i intervenimeve mjekësore në Kumanovë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:21
Ilustrim

Shërbimi për Ndihmë të shpejtë nga Kumanova, ka regjistruar nga 10 deri 15% rritje të numrit të intervencave të verës.

Ata theksuan se më së shpeshti kërkojnë ndihmë mjekësore personat me sëmundje kronike.

‘Shpesh paraqiten pacientë të cilët kanë simptome të tensionit të lartë të gjakur, vjellje dhe përzierje të barkut’, ka deklaruar mjeku Marjan Spirkovski, udhëheqës i shërbimit të Ndihmës së shpejtë nga Kumanova, njofton AIM.

Mjekët i këshillojnë të sëmurit kronik që rregullisht t’i marrin terapitë e shkruara dhe të mos i ekspozohen diellit prej ora 10 të mëngjesit deri ora 17.

Sipas mjekëve, paraqiten edhe raste të cilët kërkojnë ndihmë për sëmundje të barkut, sidomos te fëmijët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat