Rasti i Kumanovës, prokurorët thanë fjalën përfundimtare

Kumanova

Rasti i Kumanovës, prokurorët thanë fjalën përfundimtare

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 13:22
Gjykimi i Grupit Kumanova

Në Gjykatën Themelore Shkup 1 vazhdoi e seanca për rastin “Lagjja e Trimave”. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion prezantoi pjesën e dytë nga fjala përfundimtare, pasi në seancën e kaluar, disa orë, prokurori Naum Panoski ka prezantuar pjesë nga provat kundër të akuzuarave.

Në seancën e sotme prokurorët përgjegjës të lëndës paraqitën një numër të madh dëshmish dhe të dhënash me të cilat pohojnë se të gjithë të akuzuarit që gjendeshin në sallë, janë fajtorë për veprat me të cilat pajtohen.

Sipas Prokurorit të lëndës të akuzuarit kanë patur për qëllim ndjelljen e frikës dhe shkaktimin e pasigurisë së vazhdueshme tek popullata civile. Panovski shpjegoi se vepra terrorizëm për të cilën akuzohen pjesëtarët e grupit është një prej veprave më të rënda që i njeh bota, por nuk deshi që të jap propozim për dënimin konkret.

“Nga veprimet që i kanë ndërmarr propozoj që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të njëjtëve tu shqiptohet dënimi në pajtueshmëri me ligjin. Lartësinë e dënimit ia lëmë gjykatës”,

Me kërkesë të mbrojtës që të kenë më shumë kohë për tu përgatitur seanca e sotme u anulua dhe gjatë gjithë gushtit nuk do të ketë gjykim.  Në rastin “Kumanova” 37 persona akuzohen për terrorizëm dhe organizatë terroriste lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit të 2015-tës në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, ku u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së ndërsa 4 të tjerë u plagosën. Jetën e humbën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat