Zvogëlohet numri i pacientëve që ankohen nga kafshimi i rriqërave në Kumanovë

Kumanova

Zvogëlohet numri i pacientëve që ankohen nga kafshimi i rriqërave në Kumanovë

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 15:34
Ilustrim

Numër më i vogël i banorëve të Kumanovës këtë verë, krahasuar me verën e vitit të kaluar, kanë kërkuar ndihmë nga kafshimi i rriqrat nga kompetentët për kirurgji në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, informojnë nga kompetentët e spitalit.

”Për dallim nga viti i kaluar, kur gjatë ditës vinin nga tre-katër pacientë me rriqëra, këtë vit numri i pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë është shumë më i vogël. Këtë vit numri i pacientëve është më i vogël, falënderim planit për dezinfektim që e kanë realizuar në nivel komunal dhe spërkatje në kohë të hapësirave të gjelbërta në muajin maj dhe prill”, kumtoi drejtori i repartit për kirurgji, Metodija Dimkovski.

Ai sqaroi se shumica e rriqërave te ne, nuk janë infektues dhe rrallë ndodh ndonjë pasojë më serioze të shëndetit nga kafshimi, njofton AIM.

Rriqëra më së shumti ka në kullosa, prandaj mjekët rekomandojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë qëndrimit në natyrë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat