Kumanovari që urdhëroi betimin e ushtarëve shqiptarë në gjuhën shqipe

Kumanova

Kumanovari që urdhëroi betimin e ushtarëve shqiptarë në gjuhën shqipe

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 20:18
ilustrim

Me përkrahje të Kryetarit të PPD-së, z. Nevzad Halili, u ktheva nga Austria, në postin e zëvendës ministrit të mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtes së RM-së.

Dëshiroja që prania ime në këtë Ministri të hetohet, nga bashkëpunëtorët dhe ata që presin nga unë. Në nje dialogim profesional në mes Kryetarit të shtetit dhe ministrit të mbrojtjes …arritëm pëlqimin për realizimin e platformës partiake të PPD-së,
1. Dhënia e betimit të ushtarëve shqiptarë në gjuhën shqipe;
2. Bibliotekat në kazerma të paisen me libra shqip;
3. Në klubet ushtarake brenda kazermave, të percillet pogrami televiziv i MTV -së programi dytë në gjuhën shqipe;
4. Gazeta “Flaka” të jetë në dispozicion në të gjitha kazermat;
5. Jeta kulturore-zbavitëse: të jetë e pranishme kultura, arti dhe kenga shqipe;
6. Në të gjitha kazermat, të respektohen veçoritë fetare të ushtarëve pjesëtarë të fesë islame, të bëhet ndarja e kazanit ushqimit. etj. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat