Kumanova e falë gjermanin e kapur me drogë

Kumanova

Kumanova e falë gjermanin e kapur me drogë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 22:00
Kumanova

Tentimi për të futur lëndë narkotike në Maqedoni shtetasit gjerman F.M. i ka kushtuar 10 vjet ndalesë për hyrje në vendin tonë, gjegjësisht dënim me dy vjet heqje lirie nëse brenda katër viteve të ardhshme nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, shkruan gazeta KOHA. Përndjekjen penale kundër shtetasit gjerman e ka iniciuar Drejtoria e Doganës së Maqedonisë, e cila me datë 18 korrik, gjatë kontrollit të zakonshëm të veturave në pikën kufitare në Tabanoc, personit F.M në veturë i është gjetur një pako me 4.25 gram lëndë narkotike e llojit kokainë. “Pasi personi në fjalë nga ana e nëpunësve doganor është selektuar për kontroll, i njëjti para se të dalë nga vetura nga xhepi i pantallonave ka nxjerrë një qesë të mbushur me pluhur të bardhë dhe e ka vendosur në hapësirën mes dy karrigeve në automjet.

Këtë veprim të F.M e ka hetuar nëpunësi doganor, me çka pas kontrollit të detajuar – është vërtetuar se bëhet fjalë për lëndë narkotike kokainë. Menjëherë pas konstatimit se shtetasi gjerman ka kryer vepër penal ‘trafikim të lëndëve narkotike’, procedurën e ka vazhduar Prokuroria e Kumanovës, e cila ka arritur marrëveshje për pranim të fajit, e cila krahas dënimit me kusht, të akuzuarit i ka shqiptuar ndalesë për hyrje ne shteti ne Maqedonisë për dhjetë vitet e ardhshme”, thonë nga Dogana e Maqedonisë.

Në raportin mujor të Doganave, thuhet se në korrik të këtij viti janë ngritur gjithsej katër kallëzime penale nën dyshimin se personat e ndaluar i kanë shkelur dispozitat e Kodit Penal në sferën “trafikimit”, “përdorimit të substancave narkotike” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Qafore dhe stoli tjera ari gjatë muajit korrik të këtij viti shtetasi i Maqedonisë, O.A është munduar t’i trafikoj përmes pikës kufitare në Tabanoc. Sipas të dhënave në raportin e kallëzimeve penale të ngritura nga Doganat, thuhet se ari ka qenë i fshehur në copë letre të bardhe e mbështejllë me një trakë ngjitëse.

“Një qafore për gra, një palë vathë dhe katër byzylyk ari nëpunësit doganor i kanë zbuluar me 22 korrik. Vlera plotë e këtyre stolive të paparaqitur ka qenë mbi 300 mijë denarë ose kthyer në deviza – rreth 5500 franga zvicerane të llogaritur me faturën e ndarë nga shitorja në Cyrih të Zvicrës”, thonë mes tjerash nga Dogana e Maqedonisë. Shfrytëzimi i dokumentacionit të falsifikuar si të vërtet ka qenë shkaku se pse Prokuroria e Manastirit, gjatë muajit të kaluar ka ngritur kallëzim penal edhe kundër personi N.K nga po i njëjti qytet. Dy herë radhazi i dyshuari, siç thuhet në raport, ka arritur t’i doganoj dy vetura të përdorura paraprakisht.

“Në deklaratë të doganës gjermane, në këto raste janë parashtruar marrëveshje për shitblerje ku edhe janë theksuar të dhënat për prejardhjen e veturave si dëshmi preferenciale, gjegjësisht doganim të mallrave të importuar me shkallë të lirë. Gjatë procedurës paraprake, nëpunësit doganor kanë pasur dyshime për vërtetësinë e dëshmisë, dhe kështu kanë kërkuar të dhëna shtesë nga Dogana e shteti gjerman, të cilët brenda një kohë të shkurtër janë përgjigjur se ata nuk i kanë përpiluar dhe as nënshkruar dokumentet e kontestuara nga nëpunësit doganor në Manastir”, thonë nga Doganat e Maqedonisë. Ndryshe, në raportet e mëhershme të publikuara nga Dogana e Maqedonisë kanë dominuar kallëzimet penale të ngritur kundër trafikimit me lëndë narkotike hashash dhe marihuanë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat