Në Kumanovë promovohet projekti për shërbime alternative për kujdesin e fëmijëve

Kumanova

Në Kumanovë promovohet projekti për shërbime alternative për kujdesin e fëmijëve

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 13:09
Ilustrim

”Hajde të luajmë, të rritemi dhe të mësojmë” është ngjarja që u realizua sot në kopshtin e fëmijëve ‘Angel Shajçe’ në Kumanovë, në kuadër të projektit të BE-së të titulluar ‘Përmirësimi i shërbimeve alternative për kujdesin e fëmijëve’ e cila zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i punëtorisë dhe rritja e pjesëmarrësve të prindërve me fëmijë të vegjël të tregut për punë, përmes përmirësimit të shërbimeve alternative për kujdesin e fëmijëve, si dhe liçencimin e Përkujdesve shtëpiak të fëmijëve.

Koordinatorët e projektit, theksojnë se prej 40 kandidatëve të paraqitur, 14 janë bërë me liçenca dhe mund të fillojnë me Përkujdesje shtëpiake, maksimalisht pesë fëmijë. Ata do t’i përmbushin kushtet njëjtë si në kopshtet në krahasim me higjienën, njofton AIM.

Projekti ‘Përmirësimi i shërbimeve alternative për kujdesin e fëmijëve’ ka filluar të zbatohet në shkurt të vitit 2015, ndërsa do të zbatohet 24 muaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat