Kumanovë, lagjet shqiptare si në “Kandahar”, në ato maqedonase nuk ndalen punimet

Kumanova

Kumanovë, lagjet shqiptare si në “Kandahar”, në ato maqedonase nuk ndalen punimet

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 22:11
Kumanova

Derisa rrugët në lagjet shqiptare në Kumanovë janë në gjendje të mjerueshme, në lagjet e banuara me maqedonas po rregullohen dhe asfaltohen edhe rrugët dytësore. Këtë shqetësim e kanë shprehur banorë të kësaj komune të cilët janë të revoltuar se shumë rrugë në lagjet: Bahçet, Serava, Lagja e Trimave, Barakat janë në gjendje të mjerueshme. Nga ana tjetër, gati të gjitha lagjet e banuara me maqedonas në disa pjesë të qytetit po rregullohen intensivisht.

Së fundi në disa lagje edhe rrugë dytësore po rregullohen dhe asfaltohen, përfshirë edhe parqe të vogla.

Image

Reagimet shkojnë në adresë të kryetarit të komunës, Zoran Damjanovski dhe LSDM, e cila  sipas banorëve ka arritur të marrë votën shqiptare, përmes një mashtrimi të improvizuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat