Valdet Zekaj braktisi seancën: Kemi ardhur të luftojmë për komb, jo për para

Kumanova

Valdet Zekaj braktisi seancën: Kemi ardhur të luftojmë për komb, jo për para

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 13:01
Valdet Zekaj

Valdet Zekaj ka braktisur seancën e sotme gjyqësore ku avokatët mbrojtës po thonë fjalën përfundimtare.

“Bojkotoj. Dua të dal prej këtu pasi kam kërkuar po nuk keni pranu as dëshmi e as dëshmitarë. Dua ta laj fytyrën para kombit tim. Le ta dinë se a kam ardhur për para ose për komb. Ne po dojmë me ditë se kush na ka tradhëtu”, tha Valdet Zekaj duke u larguar nga salla e gjykatës.

Veprimin e tij të bojkotit e ndoqën edhe disa pjesëtarë të tjerë të grupit duke thënë nga një fjalë kalimthi me kërkesë përdrejtësi dhe zbardhje të plotë të rastit

Po gjykatësja ua bënte me dije se kështu vetëm e dëmtojnë vetveten pasi nuk janë plotësisht të informuar dhe nuk munden të japin mbrojtje kualitative për vet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat