Lëndohet 25 vjeçari në aksident të komunikacionit në Kumanovë

Kumanova

Lëndohet 25 vjeçari në aksident të komunikacionit në Kumanovë

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 20:55
Ilustrim

Personi U.I. (25) nga Kumanova është lënduar pas rrokullisjes me veturën e tij ‘Chrysler’ sot pasite në rrugën “JNA” në Kumanovë, informojnë nga policia e Kumanovës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17 kur U.I. me veturë me targa të Gostivarit ka lëvizur nga qendra kah periferia e qytetit, kur ka humbur kontroll mbi veturën, është rrokullisur dhe është përplasur në murin e një shtëpie.

Ai është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore, por është jashtë rrezikut për jetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat