Lokalet, Aleanca për Shqiptarët - vizioni për Kumanovën - Bota Sot
Lokalet, Aleanca për Shqiptarët - vizioni për Kumanovën

Kumanova

E premte, 15 dhjetor 2017

Lokalet, Aleanca për Shqiptarët - vizioni për Kumanovën

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 21:10
Partia Aleanca për Shqiptarët

Partia Aleanca për Shqiptarët ka prezantuar mbrëmë në Kumanovë kandidatin për kryetar dhe listën e këshilltarëve në këtë komunë.

Kreu i partisë, Ziadin Sela, tha se shqiptarët e kuptojnë simbolikën e kandidimit në Kumanovë dhe Shkup, ku votohet jo për të fituar, por për të treguar se shqiptarët e dinë që në lagjet e tyre mungon gjithçka vetëm sepse ata janë shqiptarë.

“Bashkimi është këtu t’i bëjë bashkë shqiptarët që mendojnë se “Lagja e trimave” u dogj se ishe lagje trimash jo se ishte “divo naselje”, pra se është e banuar me shqiptarë e jo me qytetarë. Kjo është simbolika e kandidaturës së Bashkimit në Kumanovë edhe Naimit në Shkup. Jam i bindur që shqiptarët do ta kuptojnë këtë mesazh”,- tha kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Ne duam që Kumanova të mbajë aromën shqiptare, deklaroi kandidati i ASh-së, Bashkim Osmani.

“Hisja jonë duhet të jetë në vendimmarrjen e pushtetit lokal. Momentalisht kjo vendimmarrje është në duart e tjetërkujt, ne si shqiptarë jemi aty në mënyrë simbolike. Kanë angazhuar një njeri që vetëm përkthen, e ka shkuar atje me votën e shqiptarëve dhe asnjë përpjekje nuk e bën për të mirën e shoqërisë”,- tha kandidati për Komunën e Kumanovës, Partia Aleanca për Shqiptarët, Bashkim Osmani.

Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të zakonshme, nuk janë zgjedhje lokale,  por kanë peshën e referendumit për shqiptarët për të njëjtat arsye nga të cilat buron edhe ekzistenca e Aleancës për Shqiptarët, u tha në tubim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test