LSDM hap shtab në Lagje të Trimave, Dimitrievski: Shqiptarët jetojnë si në Azi, e maqedonasit si në Evropë

Kumanova

LSDM hap shtab në Lagje të Trimave, Dimitrievski: Shqiptarët jetojnë si në Azi, e maqedonasit si në Evropë

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 06:34
Maksim Dimitrievski

Kandidati i LSDM-së për Komunën e Kumanovës Maksim Dimitrievski, në takim me banorët e Lagjës së Trimave, tha se duhet të hiqet “hendeku” në mes qytetit që ka ndarë në dysh shqiptarët dhe maqedonasit si nga mentaliteti ashtu edhe nga kushtet ku jetojnë. Ai tha se deri më tani brenda qytetit të Kumanovës dallimi është i dukshëm në mes shqiptarëve, të cilët jetojnë sikur në Azi dhe maqedonasve, të cilët jetojnë sikur në Evropë.

Por, Dimitrievski kërkon votën edhe të shqiptarëve, që përveç marrjes së fronit të komunës të kenë shumicën edhe në asamblenë komunale, që sipas tij, ndryshimet t’i nisin që nga ndërtimi i çerdheve të përbashkëta shqiptaro-maqedonase, siç tha ai, për t’i hequr këto barriera etno-centrike brenda qytetit. Duke folur edhe në shqip, Dimitrievski tha se kanë bërë një hap historik në hapjen e shtabit në lagjen ku dy vjet më parë pati përleshje të armatosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat