Thyhet shtabi i Lëvizjes Besa në Kumanovë - Bota Sot
Thyhet shtabi i Lëvizjes Besa në Kumanovë

Kumanova

E premte, 15 dhjetor 2017

Thyhet shtabi i Lëvizjes Besa në Kumanovë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 21:52
Thyhet shtabi i Lëvizjes Besa

Sonte pas orës 19 është thyer shtabi i Lëvizjes BESA në Kumanovë, raporton Lajm.

Në këtë incident, që ka ndodhur gjatë kohën kur është mbajtur tubimi qendror i kësaj partie në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, janë thyer xhamat e shtabit, si dhe është shkatërruar material zgjedhor i vendosur aty. 

Në momentin kur ka ndodhur incidenti shtabi ka qenë i mbyllur. Nga Lëvizja Besa thonë se shtabi i tyre është demoluar nga kundërshtarët e frikësuar. “Kundërshtarët tanë janë të frikesuar për shkak se tubimi i Lëvizjes BESA në Kumanovë ishte madhështor, kurse Shtëpia e Kulturës ishte e vogël të pranojë anëtarët dhe simpatizuesit e Lëvizjes BESA. Kërkojmë nga policia që të zbulojë autorët e këtij incidenti qyqar, kurse anëtarësinë tonë e ftojmë të mos bie pre e provokimeve”, kanë thënë nga dega e Lëvizjes BESA në Kumanovë.

Rasti është paraqitur në polici.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test