Është shuar zjarri që kaploi ndërtesën e vjetër të Komunës së Kumanovës

Kumanova

Është shuar zjarri që kaploi ndërtesën e vjetër të Komunës së Kumanovës

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 14:20
Ilustrim

Është shuar tërësisht zjarri që dje kaploi kadastrën në Kumanovë, në objektin e së cilës ndodhen edhe disa hapësira të Komunës së Kumanovës.

Ekipi i njësisë territoriale kundër zjarrit mbrëmë ka bërë kujdestari në objekt që të mos vijë deri te përhapja më e madhe e zjarrit.

Nga njësiti i zjarfikësve informojnë se zjarri i djeshëm ka djegur një pjesë të çatisë së ndërtesës së vjetër të Komunës së Kumanovës, ndërsa lëndime ka marrë edhe një person.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, i cili mbrëmë kreu hetime në venin e ngjarjes, tha se dëmi material është i madh.

Ndryshe, në ndërtesë janë të vendosura edhe disa shërbime të komunës, si Departamenti për Kadastër dhe Patundshmëri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat