Aktgjykim për “Lagjen e trimave”, komunikacioni do të rikahëzohet - Bota Sot
Aktgjykim për “Lagjen e trimave”, komunikacioni do të rikahëzohet

Kumanova

E hënë, 11 dhjetor 2017

Aktgjykim për “Lagjen e trimave”, komunikacioni do të rikahëzohet

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 09:06
Gjykimi i grupit Kumanova

Gjykata Penale e Shkupit sot duhet ta kumtojë aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Aktgjykimi për këtë rast duhej të sillej më 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të MPB-së.

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë aktgjykime për lirim, pasi që sipas tyre ka mungesë të dëshmive për vepër të kryer penale.

Më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

MPB kumtoi se për shkak të mbajtjes së seancës gjyqësore për “Lagjen e trimave” komunikacioni rreth objektit të Gjykatës Themelore Shkup përkohësisht do të rikahëzohet.

“Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për ngjarjet lidhur me ‘Lagjen e trimave’. Për këtë arsye komunikacioni në rrugët nëpër të cilat do të kalojnë të akuzuarit dhe rrugët përreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup, përkohësisht do të rikahëzohet për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion”, theksohet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test