“Almiri”, refuzohen dëshmitarët e mbrojtjes - Bota Sot
“Almiri”, refuzohen dëshmitarët e mbrojtjes

Kumanova

E martë, 12 dhjetor 2017

“Almiri”, refuzohen dëshmitarët e mbrojtjes

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 12:23
Pamje nga gjykata

Në seancën e sotme për rastin e vogëlushit Almir Aliu nga Kumanova, prokuroria ka prezantuar prova të reja në formatin e video materialeve të cilat sipas avokatëve mbrotjës të familjes Aliu, në këtë fazë të procesit, janë në kundërshtim me ligjin. Sipas avokatit Asmir Alispahiç ky video material është përgaditur me vonesë dhe me këtë po tentohet t’i ndihmohet të akuzuarit Boban Ilic.

 Me propozimin e Prokurorisë, si procedurë plotësuese të provave, u prezentua video e cila ishte përgatitur me urdhër të zyrës së prokurorit publik nga ana e zyrtarëve të SPB-së, përkatësisht në video, prokuroria u përpoq të ndihmonte në njëfarë mënyre të pandehurin Boban Iliq. Pse vlersoj se t’i ndihmonte të pandehurit? Së pari video është propozuar në kundërshtim me ligjin në këtë fazë të procedurës dhe së dyti që video përmban përmbajtje simptomatike nga lloji i lëvizjes së automjeteve të udhëtarëve deri te lëvizjet e civilëve në atë moment – deklaroi avokati Asmir Alispahic.

Gjykatësja e lëndës për rastin e vogëlushit Almir Aliu nga Kumanova në seancën e sotme gjyqësore ka refuzuar tre dëshmitarë të palës mbrojtëse të cilët sipas avokatëve kanë qenë në vendin e ngjarjes, natën kur i akuzuari Boban Iliç shtypi për vdekje vogëlushin Almir Aliu. Sipas avokatit Ibrahim Bajramit, dëshmit e tyre do të vërtetonin gjendjen faktike se si ka ndodhyr rasti.

Nga shqyrtimi kryesor gjegjësisht nga deklaratat e të akuzuarve dolën rrethana të reja gjegjësisht dëshmitarët të cilët u paralajmëruan që më herët dhe në atë moment u propozuan. Ngelëm të habitur që gjykata vendosi që ato prova që janë të ligjshme dhe janë në kohë vendosi që t’i refuzoj duke pretenduar se nuk janë të rëndsishme për të vërtetuar gjendjen faktike që është e kundërta e asaj që pretendonim ne si mbrojtje -tha Ibrahim bajrami.

Seanca e rradhës, kur pritet edhe të jepet fjala përfundimtare, është caktuar për më 15 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test