”Grupi i Kumanovës” këndoi himnin kombëtar në gjykatë

Kumanova

”Grupi i Kumanovës” këndoi himnin kombëtar në gjykatë

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 15:43
Grupi i Kumanovës

Të gjithë në këmbë, duke kënduar himnin kombëtar, këngën “besa besë” dhe duke bërtitur “Rroftë Shqipëria”, “Do ta bëjmë Shqipërinë”… 37 të akuzuar për rastin “Kumanova” kanë shprehur revoltën për procesin e deritanishëm gjyqësor ndaj këtij grupi

“UÇK, UÇK…”, “Zoti e bekoftë Amerikën”, “Bojkot”, janë zërat që dëgjoheshin nga të akuzuarit të cilët për një moment u ngritën të gjithë në këmbë”.

33 të akuzuar janë larguar nga salla dhe nuk kanë dashur të dëgjojnë aktgjykimin e gjykatës.

Gjykata sot kumtoi dënim prej 746 vjetëve për të a.q Grupi i Kumanovës. Nga 37 të akuzuar, 7 janë akuzuar me burg të përjetshëm dhe 4 janë liruar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat