“Kumanova”, efektet e hetimit ndërkombëtar - Bota Sot
“Kumanova”, efektet e hetimit ndërkombëtar

Kumanova

E premte, 15 dhjetor 2017

“Kumanova”, efektet e hetimit ndërkombëtar

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 16:18
“Kumanova”

Hetimi ndërkombëtarë për rastin e “Kumanovës” mund të kërkohet përmes Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Interpolit por kjo është shumë e vështirë për të ndodhur, thonë juristet Besa Arifi dhe Sllagjana Taseva.

Të njëjtat dyshojnë se jo të gjithë personat e përfshirë në rastin e Kumanovës janë gjykuar dhe kanë marrë dënim. Ata thonë se vetëm me ndihmën e ndërkombëtarëve mund të kemi një epilog të drejtë për ngjarjet e “Lagjes së trimave”. Juristja Arifi bën dallimin mes hetimit ndërkombëtarë dhe asaj që qëndron në planin e qeverisë për rastin e Kumanovës.

"Unë do kisha dashur që të bëj dallim mes asaj që quhet hetim ndërkombëtarë dhe atë që është shkruar në programin e qeverisë dhe që quhet bashkëpunim apo përkrahje ndërkombëtare në kryerjen e hetimit për shkak se nuk është një dallim I vogël. Ka raste kur bëhet hetim ndërkombëtarë dhe një proces I tillë është shumë vështirë për të ndodhur, e zakonisht bëhët nga një organizatë ndërkombëtare siç janë kombet e bashkuara"- tha Besa Arifi – Juriste.

Ekspertja e të drejtës penale Sllagjana Taseva thotë se hetimi ndërkombëtarë do të qartësonte dilemat për dyshimet e ngritura rreth personave tjerë të involvuar.

"Ndoshta ka edhe persona të tjerë të involvuar, ndoshta ka edhe diçka tjetër që ende nuk është qartësuar. Dhe për këtë arsye mundet edhe tani, edhe sot, për të qartësuar situatën, pavarësisht procedurave që janë udhëhequr kundër personave për të cilët prokurori pohon se ka dëshmi, mundet edhe më tutje të hetohet kjo ngjarje penalo-juridike si e tillë"- tha Sllagjana Taseva, eksperte e të drejtës penale.

Ndërkaq Ministri i Drejtësisë dhe ai i Punëve të Brendshme ka kohë që janë zotuar se për rastin e Kumanovës do të fillojë hetimi ndërkombëtarë, por asnjëherë nuk kanë precizuar se kur do të iniciojnë një gjë të tillë. Familjarët dhe avokatët e personave që morën dënimin maksimal nën akuzat për “Terrorizëm dhe Organizatë terroriste” vazhdimisht kanë kërkuar përfshirjen e ndërkombëtarëve në hetim, me dyshim se hetimet janë kryer në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Për ngjarjet e përgjakshme të 9-10 majit në Kumanovë, 8 persona u dënuan me burg të përjetshëm, 4 u lëshuan në mungesë të dëshmive, ndërsa të tjerët morën 746 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test