Katër të pafajshmit ende s’janë liruar, familjet e “Kumanovës” në pritje - Bota Sot
Katër të pafajshmit ende s’janë liruar, familjet e “Kumanovës” në pritje

Kumanova

E premte, 15 dhjetor 2017

Katër të pafajshmit ende s’janë liruar, familjet e “Kumanovës” në pritje

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 19:13

Ky është momenti i fundit kur nëna e pa të birin duar-lidhur, deri sa u arrestua në aksionin policor më 9 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave.

Sot, Zarife Ajdini nuk mund t’u përmbahet lotëve, deri sa kujton momentin kur policia evakuoi familjen e tyre 8 anëtarëshe, pas katër orësh të ngujuar nën gërmadhat e shtëpisë pothuajse të rrënuar nga përleshja e armatosur.

“Ende pa u afruar Besniku tek rruga, e kapen dhe ia lidhën duart. E godisnin me shqelma, e kanë rrahur para syve tanë, kurse ne nuk guxonim të bëjmë asnjë zë për shkak se ishin në shënjestër të armëve. Nga të gjitha anët i mbanin të drejtuara pushkët në neve, fëmijët filluan të bërtasin. Kurrë nuk e harroj atë ditë. Kur e mendoj…”, tha Zarife Ajdini, Nëna e Besnik Ajdinit.

Luljeta Ajdini, thotë se ka pasur shumë vështirësi të mbajë tre fëmijët për këto 30 muaj sa u mbajt prapa grilave burri i saj Besniku. Nga 5 ditë që kur Gjykata Penale mori vendimin për lirimin e tij, ende nuk po shijon lirinë, gjë e cila, sipas saj, po mban pa frymë tërë familjen.

“Fëmijët prej atë ditë nuk kanë shkuar as në shkollë, janë duke e pritur babanë e tyre. Ja sot u lajmërua avokati, meqenëse 5 ditë kanë kaluar, shkaku se fundjava ka qenë ditë jo pune për gjykatën. Sot është marrë procedura e dokumenteve dhe janë nënshkruar, e nesër pritet të lirohet”, u shpreh  Luljeta Ajdini, Bashkëshortja e Besnik Ajdinit.

Shtëpitë e Irfan Lutfiut dhe Fadil Fejzullahut, vazhdojnë të mbeten të shkatërruara. Nuk janë dëmshpërblyer nga shteti për shkak të akuzave të ngritura ndaj tyre. Ndonëse prokuroria nuk arriti të provojë fajësinë e Besnikut, shtëpia e tyre u ndërtua vetëm nga njerëzit humanë. “Shtëpia ka qenë e dëmtuar, por nga shteti nuk kemi marrë asnjë denarë për shkak se Besniku ka qenë i akuzuar me grupin e tyre. por, falë ndihmave humanitare ndërtuam shtëpinë kështu siç duket dhe tani po presim të na kthehet edhe vëllai nga burgu”, tha Sahadete Shabani-Ajdini.

80 vjeçarja thotë se për 2 vjet e gjysmë, çdo ditë  është lutur që të ketë jetë për ta pritur lirimin e Besnikut nga burgu. Më 2 nëntor Besnik Ajdini u lirua si i pafajshëm në mungesë të provave për dy akuzat që rëndonin ndaj tij dhe tre të tjerëve,Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami dhe Fazli Osmani. Ky i fundit ndonëse u lirua, babai i tij Sulejmani është dënuar me burg të përjetshëm.

Gjykata penale, shqiptoi dënimin e përjetshëm edhe për 7 personat tjerë, kurse 13 prej “Grupit të Kumanovës” janë dënuar me nga 40 vjet heqje lirie. 6 persona morën dënimin me 20 vjet, kurse të tjerët u dënuan me burg nga 12 deri në 18 vjet burg.

Ky është momenti i fundit kur nëna e pa të birin duar-lidhur, deri sa u arrestua në aksionin policor më 9 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave. Sot, Zarife Ajdini nuk mund t’u përmbahet lotëve, deri sa kujton momentin kur policia evakuoi familjen e tyre 8 anëtarëshe, pas katër orësh të ngujuar nën gërmadhat e shtëpisë pothuajse të rrënuar nga përleshja e armatosur.

“Ende pa u afruar Besniku tek rruga, e kapen dhe ia lidhën duart. E godisnin me shqelma, e kanë rrahur para syve tanë, kurse ne nuk guxonim të bëjmë asnjë zë për shkak se ishin në shënjestër të armëve. Nga të gjitha anët i mbanin të drejtuara pushkët në neve, fëmijët filluan të bërtasin. Kurrë nuk e harroj atë ditë. Kur e mendoj…”, tha Zarife Ajdini, Nëna e Besnik Ajdinit.

Luljeta Ajdini, thotë se ka pasur shumë vështirësi të mbajë tre fëmijët për këto 30 muaj sa u mbajt prapa grilave burri i saj Besniku. Nga 5 ditë që kur Gjykata Penale mori vendimin për lirimin e tij, ende nuk po shijon lirinë, gjë e cila, sipas saj, po mban pa frymë tërë familjen.

“Fëmijët prej atë ditë nuk kanë shkuar as në shkollë, janë duke e pritur babanë e tyre. Ja sot u lajmërua avokati, meqenëse 5 ditë kanë kaluar, shkaku se fundjava ka qenë ditë jo pune për gjykatën. Sot është marrë procedura e dokumenteve dhe janë nënshkruar, e nesër pritet të lirohet”, u shpreh  Luljeta Ajdini, Bashkëshortja e Besnik Ajdinit.

Shtëpitë e Irfan Lutfiut dhe Fadil Fejzullahut, vazhdojnë të mbeten të shkatërruara. Nuk janë dëmshpërblyer nga shteti për shkak të akuzave të ngritura ndaj tyre. Ndonëse prokuroria nuk arriti të provojë fajësinë e Besnikut, shtëpia e tyre u ndërtua vetëm nga njerëzit humanë.

“Shtëpia ka qenë e dëmtuar, por nga shteti nuk kemi marrë asnjë denarë për shkak se Besniku ka qenë i akuzuar me grupin e tyre. por, falë ndihmave humanitare ndërtuam shtëpinë kështu siç duket dhe tani po presim të na kthehet edhe vëllai nga burgu”, tha Sahadete Shabani-Ajdini.

80 vjeçarja thotë se për 2 vjet e gjysmë, çdo ditë  është lutur që të ketë jetë për ta pritur lirimin e Besnikut nga burgu. Më 2 nëntor Besnik Ajdini u lirua si i pafajshëm në mungesë të provave për dy akuzat që rëndonin ndaj tij dhe tre të tjerëve,Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami dhe Fazli Osmani. Ky i fundit ndonëse u lirua, babai i tij Sulejmani është dënuar me burg të përjetshëm.

Gjykata penale, shqiptoi dënimin e përjetshëm edhe për 7 personat tjerë, kurse 13 prej “Grupit të Kumanovës” janë dënuar me nga 40 vjet heqje lirie. 6 persona morën dënimin me 20 vjet, kurse të tjerët u dënuan me burg nga 12 deri në 18 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test