290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

Kumanova

290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 10:05
Grupi i Kumanovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiarë në vlerë prej 219 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin "Kumanova".

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se secila familje do t'i marrë nga 10 mijë euro.

Gjykata Penale e Shkupit dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat. Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski

Personat e dënuar me burg të përjetshëm

Andi Krasniqi – Malisheva

Demë Shehu

Fadil Fejzullahu

Nasuf Zeqiri

Valdet Zekaj

Beg Bajra

Fejzulla Rushitovski

Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli u dënua me 40 vjet burg. Po me aq vite burg u dënuan edhe Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Enver Hoxha-Kllajn, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Rufki Dogani, Betim Kabashi, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica dhe Genti Sefaj

Personat e dënuar me nga 40 vjet burg

Sami Ukshini – Sokoli

Esat Kafegjolli

Adrian Bujari

Shefqet Hallaqi

Enver Hoxha-Kllajn

Bajram Elshani

Nexhmedin Lika

Rufki Dogani

Betim Kabashi

Lirim Krasniqi

Sevdail Miftari

Fatmir Reçica

Genti Sefaj

Me nga 20 vjet u dënuan Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Lendrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi dhe Kenan Iseini.

Personat e dënuar me nga 20 vjet burg

Fadil Elshani

Lirim Demiri

Hajrush Abdia

Lendrit Rrustemaj

Mirsad Qerimi

Kenan Iseini

Me 18 vjet burg u dënua Ragmi Latifi ndërsa me nga 14 vjet burg u dënuan Irfan Lutfiu dhe Sadudin Abdullahu. Me nga 13 vjet u dënuan Arsim Bajrami dhe Elham Arifi. Ndërsa me nga 12 vjet u dënuan Musa Pajaziti dhe Ebib Alimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat