Vrasja e Almirit të vogël, nesër fjalët përfundimtare në gjykatë

Kumanova

Vrasja e Almirit të vogël, nesër fjalët përfundimtare në gjykatë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 17:02
Foto nga gjykimi

Lënda për vogëlushin Almir Aliu nuk guxon të tjetërsohet nga Prokuroria dhe i dyshuari kryesor Boban Iliç duhet të marrë dënimin maksimal për vrasje. Kështu vlerëson juristi Osman Kadriu, duke komentuar shqetësimin e palës mbrojtëse se prokurorja e lëndës tenton të rikualifikojë veprën. Akt gjykimi këtu do të jetë gjykues nuk ka asnjë element që të mund të miratohet akt gjykim lirues është çështje e e fakteve se cilët do të jetë lloji i sanksionit apo lartësia e sankisonit dhe për atë nuk mund të prononcohemi atë e ka gjykata e cila në matjen dënimit do ti vlerëson të gjitha rrethanat ngarkuese dhe lehtësuese kjo është për këtë akt akuzë dhe për këtë vepër – tha Osman Kadriu, Jurist.

Akuzën e Prokurorisë ndaj babait të Almirit, Sedat Aliut, profesori Osman Kadriu e vlerëson si tentim që vrasësi Boban Iliç t’i shmanget përgjegjësisë. Është ti shmanget përgjegjësisë ose përgjegjësia të jetë në një shkallë sa më të ulët duke marr parasysh pasojat nga vetë vepra penale që ka të bëje me vrasje dhe këtë kemi vepër vrasje për djaloshin e vogël të ndjerin Almirin – deklaroi Osman Kadriu, Jurist. Vet babi i Almirit, Sedati një ditë më parë tha se prokurorja e lëndës mundohet që atë ta paraqesë si dhunues e jo si viktimë i cili ka humbur edhe djalin katër vjeçar. Edhe e kam humb djalin dhe jam I akuzuar për dhunë , ndërsa qartë shihet në video kur na kanë lëshuar atë video, shihet që vëllai I tij Bojan Iliç ka dal nga vetura pasi na ka shkelur menjë shufër metali duke na rrahur mua vëllain dhe nipin, të gjithëve që kemi qenë aty prezent , policia të njëjtin e ka lëshuar. Ndërsa prokurorja Suzana Kusigerska sipas ne, me tërheqjen e lëndës është vënë në mbrojtje të Bojan Iliçit – theksoi Sedat Aliu, Babai i Almirit. Prokuroria akuzon për dhunë babain e Almirit, Sedat Aliun, dhe dy të afërm të tij, vepër e cila parasheh dënim me burg prej tre muaj deri në tre vjet. Vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat