Flet shqiptari nga Kumanova: Një kohë serbet në Suboticë e gjetiu vraponin pas nesh, tash shqiptaret po martohen në Serbi!

Kumanova

Flet shqiptari nga Kumanova: Një kohë serbet në Suboticë e gjetiu vraponin pas nesh, tash shqiptaret po martohen në Serbi!

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:22
Shqiptarja e martuar me serb

Shqiptaret nuk po heqin dorë nga martesa me serbët. Madje kohëve të fundit martesat po vazhdojnë masivisht, shkruajnë mediumet shqiptare. Këto tekste kanë revoltuar një shqiptar nga Kumanova, i cili shprehet i habitur se si kanë ndryshuar kohërat.

Ai për Gazetën Lajm tregon se një kohë të rinisë në kohën e Jugosllavisë e ka kaluar në qytetet serbe Beograd, Paraçin e Suboticë dhe rrëfen përjetimet e asaj kohe. “Në atë kohë serbet çmendeshin pas nesh shqiptarëve. Më tepër dashuroheshin te shqiptarët se te serbët. E tash koha ka ndryshuar. Motrat tona nga Shqipëria po martohen me serbë e maqedonas”, thotë kumanovari me iniciale R.I.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat