Kumanova fillon të deshqiptarizohet - Bota Sot
Kumanova fillon të deshqiptarizohet

Kumanova

E hënë, 18 dhjetor 2017

Kumanova fillon të deshqiptarizohet

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 11:58
Kumanova

Skenarët e ndryshme dhe presionet e vazhdueshme ndaj shqiptarëve të Kumanovës në 15 vitet e fundit, kanë filluar të japin rezultat. Fatkeqësisht, rezultati është negative për shqiptarët, kurse pozitiv për ata që duan ta deshqiptarizojnë këtë qytet.

Një argument se shqiptarët po ikin nga Kumanova, është numri i nxënësve që janë regjistruar në klasë të parë në shkollat fillore të këtij qyteti. Sa për ilustrim, në shkollën më të madhe “Bajram Shabani”, vitin e kaluar janë regjistruar 145 nxënës në klasë të parë, kurse sivjet vetëm 91 nxënës, shkruan sdk.mk. Kjo do të thotë se sivjet janë regjistruar 54 nxënës, respektivisht gati dy paralele më pak në krahasim me vitin e kaluar.

Në nivel komunal sivjet janë regjistruar 1.192 nxënës, që është për 47 nxënës më pak në krahasim me vitin e kaluar. Kjo është një e dhënë që tregon se rënia e numrit të nxënësve shqiptarë është më e madhe në krahasim me numrin e nxënësve maqedonas dhe atyre të komuniteteve tjera. Në të kaluarën trendi ka qenë krejtësisht i kundërt, respektivisht ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të nxënësve shqiptarë.

Edhe më brengosës është fakti se në vitin 2010 në Kumanovë kanë lindur 1.550 fëmijë, të cilët sivjet kanë arritur moshën e klasës së parë, që do të thotë se rreth 350 prej tyre nuk jetojnë më në këtë qytet, bashkë me prindërit.

Në shkollat e komunës së Kumanovës mësimin përcjellin 16.244 nxënës, prej të cilëve 10.998 në shkollë fillore dhe 5.256 në shkollat e mesme.

Statistikat tregojnë se rënie vërehet edhe te numri i nxënësve në shkollat e mesme, e jo vetëm në ato fillore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test