“Rasti i Kumanovës i ‘mjegullt’, ka nevojë për shumë përgjigje” - Bota Sot
“Rasti i Kumanovës i ‘mjegullt’, ka nevojë për shumë përgjigje”

Kumanova

E enjte, 14 dhjetor 2017

“Rasti i Kumanovës i ‘mjegullt’, ka nevojë për shumë përgjigje”

H.Orana Nga H.Orana Më 27 nëntor 2017 Në ora: 20:07
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike nga Maqedonia, Mersel Bilalli duke iu referuar rastit të Kumanovës thotë se është rast ende i mjegullt. Ai madje ka disa pyetje, se pse në momentin kur Gruevski zhytej si një bartës i projekteve antishqiptare, ndodhën gjithë këto ngjarje. Bilalli pyet se kush e ka bërë transportin e personave të armatosur në këtë rast.

Image
Mersel Bilalli

“Rasti i Kumanovës akoma është në mjegull që t’i japim tretman kombëtar. Ka nevojë për shumë përgjigje. E para, përse mu në momentin kur zhytej Gruevski si bartës i projekteve antishqiptare, dikush sikur dëshironte ta shpëtoj duke defokusuar vëmendjen e opinionit? Pse u mbajtën kontakte me shërbimet e kundërzbulimit të ktuit? Kush bëri transportimin e personave të armatorur me transporte zyrtare. Dhe shumë pyetje tjera të cilat do të duhet një analizë serioze edhe me ekspert ndërkombëtarë”, thotë Bilalli për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test