Vajza ia uron 28 Nëntorin Fadilit të Grupit të Kumanovës: Jemi krenar me ty babi!

Kumanova

Vajza ia uron 28 Nëntorin Fadilit të Grupit të Kumanovës: Jemi krenar me ty babi!

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 20:35
Ilustrim

Vajza e Fadil Fejzullahu, të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin "Kumanova" përmes një statusi në rrjetin social Facebook i ka uruar 28 Nëntorin babait si dhe gjithë pjestarëve tjerë të dënuar të "Grupit të Kumanovës".

"Shpresojm qe kjo është Festa e Fundit qe e pret pas hekurave të mbyllur.

JEMI KRENAR ME TY BABI 

Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë Kombëtare, në gjithë historinë tonë.Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shum jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë.

Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajo. Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë.

Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 nëntori. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.", ka shkruar vaza e Fadil Fejzullahut.

Kujtojmë që Gjykata Penale e Shkupit i dënoi me plot 746 vjet burg, si dhe 8 pjesëtarë burg të përjetshëm të përfshirrit në ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të Sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat