Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të mbajtur një protestë në Prishtinë.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe veteranëve, që të marrin pjesë në protestë, e cila mbahet kundër dënimit të të dënuarve të Grupit të Kumanovës.
Gjykata Penale e Shkupit pati dhënë vendim që të akuzuarit e ashtuquajtur “Grupi i Kumanovës”, të dënohen me 746 vjet burg.
Protesta do të mbahet para Tetarit Kombëtar dhe fillon në ora 14:00.