Aksion i përbashkët i policisë dhe prindëve në Kumanovë - Bota Sot
Aksion i përbashkët i policisë dhe prindëve në Kumanovë

Kumanova

E diel, 25 shkurt 2018

Aksion i përbashkët i policisë dhe prindëve në Kumanovë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 11:21
Ilustrim

Përfaqësues të SPB Kumanovë së bashku me prindët e adoleshentëve, mbrëmë organizuan patrullë të përzier. Patrulla i vizitoi vendet ku dalin adoleshentët, me qëllim që t’ju rikujtojnë se nuk guxojnë të konsumojnë alkool, duhan dhe në kohën e duhur me veprim të koordinuar të ndalet veprimi deviante të minorenëve.

Prindët dhe nëpunësit nga Departamenti për parandalim vizituan disa lokale, parqe në pjesën qendrore të qytetit dhe vendbanimet në Kumanovë. Në suaza të aksionit nuk u konstatuan shkelje të ligjit.

“Presim mendime, vërejtje dhe propozime nga prindët se si më tutje të veprojë policia, vendet të cilat i konsiderojnë të sigurta, jo të sigurta, çka duhet të ndryshohet, nëpërmjet prindërve të dërgohet porosi dhe në këtë mënyrë minorenët të jenë më të sigurtë gjatë daljeve në orët e natës”, thanë nga udhëheqësia e departamentit për parandalim të SPB Kumanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test