Kazino afër shkollave shqipe në Kumanovë - Bota Sot
Kazino afër shkollave shqipe në Kumanovë

Kumanova

E hënë, 21 maj 2018

Kazino afër shkollave shqipe në Kumanovë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 17:03
Kumanovë

Kryetari i “Javës Kulturore Shqiptare” në Kumanovë Agim Behluli ka reaguar në profilin e tij në facebook me një shqetësim të ri që po kanoset Kumanova, e veçanërisht vendbanimet shqiptaret.

Ja reagimi i tij në facebook:

Në qendër të vëmendjes CASINOT në Kumanovë…Kësaj radhe “jabanxhinjtë” e paskan vendosur të stacionohen edhe te tregu i gjelbërt, ku kalojnë fëmijë, nxënës, studentë, arsimtarë dhe intelektualë të ndryshëm…He moj Kumanovë e vuajtur,e shtypur dhe e lënë nën mëshirën e kohës,po ti a nuk meriton të kesh më shumë respekt…?!Ne kemi nevojë për rehabilitim,rehati,paqë dhe qetësi.Duam që përballë syve të fëmijëve tanë,të mos duken ndriçimet ekstreme te kazinove,sidomos te tregu ku qarkullojnë fëmijët tanë…Aty nuk ka vend për bixhoz, për rrahje, për urrejtje, për humbje dhe për ndarje nga fëmijët dhe familja…Jo Kumanovë ,jo…!Ti meriton hapje të çerdheve, shoqatave edukative, ambulanca ,por edhe shitore të nevojshme…,e JO KAZINO !”, ka shkruar gazetari Agim Behluli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test