LSDM-ja dhe BDI-ja në nivel lokal në Kumanovë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Kumanova

LSDM-ja dhe BDI-ja në nivel lokal në Kumanovë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Më: 3 janar 2018 Në ora: 19:07
Pamje nga takimi për nënshkrimin e Memorandumin për bashkëpunim

Organizata komunale e LSDM Kumanovë dhe dega lokale e BDI-së, do të bëjnë koalicioni në këshillin komunal. Kryetari i organizatës komunale Martin Kostovski dhe këshilltari i BDI-së, Fatmir Idrizi sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim që do të zgjasë katër vitet e ardhshme. 

LSDM-ja në zgjedhjet lokale i fitoi 16-të mandate, ndërsa BDI-ja tre, kështu që me shumicë prej 19-të mandateve në këshill, vlerësojnë nënshkruesit, do të mundësohet realizimi i projekteve të premtuara në zgjedhjet lokale.

Në nënshkrimin e memorandumit mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski , në cilësinë e anëtarit të LSDM-së dhe implementues i vendimeve që do sillen në këshill.

Këshilltari i BDI-së, Idrizi, tha se do të punojnë në realizmin e premtimeve në zgjedhje, më qëllim të jetës më cilësore për qytetarët.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve si do të sistemohen funksionet udhëheqëse në nivel lokal, Dimitrievski, tha se për momentin, drejtorët e ndërmarrjeve publike kanë marrëveshje menaxhuese dhe nuk dëshironte të prejudikojë për funksionet e tjera dhe sistemimet në vendet të cilat do t’i mbush, duke theksuar dispozitat ligjore dhe procedurat për zgjedhje.

Në këshillin e komunës së Kumanovës janë gjithsej 33 këshilltarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat