Standarde të dyfishta të Prokurorisë në rastin Almir Aliut

Kumanova

Standarde të dyfishta të Prokurorisë në rastin Almir Aliut

Më: 20 janar 2018 Në ora: 22:36
Almiri

Rikualifikimi eventual i lëndës së rastit të Almirit, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekje”, sipas avokatit të familjes Aliu, Asmir Alispahiç, është i papranueshëm dhe se ngre dyshime për ekzistimin e standardeve të dyfishta në klasifikimin e lëndëve në baza etnike. Sipas tij, rikualifikimi i mundshëm i lëndës nga Prokuroria do të nxiste reagime të majme edhe në opinionin e gjerë.

“Unë si avokat i familjes Aliu, apeloj që kësaj lënde të mos i jepet konotacion politik apo etnik dhe kjo punë t’i lihet gjyqit që ta zgjidh çështjen.

Gjithashtu, publikisht i bëj apel edhe prokurorisë së Kumanovës që të mendojë edhe njëherë rreth rikualifikimit eventual të lëndës sepse me të vërtetë atëherë çdo qytetarë do të kuptojnë se ekzistojnë standarde të dyfishta në klasifikimin e lëndëve”, deklaroi për Alsat avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç.

Alispahiç kërkon që akuza të mbetet e njëjtë dhe që lënda të mbesë në duart e gjykatës pa ndërhyrjen dytësore të Prokurorisë së Lartë dhe asaj Republikane.

“Për fat të keq nuk mund që të mos e konstatoj këtë, dikush të më kuptojë gabimisht, por unë nuk do të doja që kësaj lënde t’i jepej konotacion etnik. Nëse është e vërtetë ajo që ka ndodhur në Prokurorinë e Lartë dhe në atë Republikane , ku Prokurorët Publik kanë qenë të ndarë në baza entike, atëherë kjo me të vërtetë është një problem serioz, sepse vepra penale nuk njeh përkatësi entike, por vepra penale njeh vetëm dëshmitë materiale ekzistuese”, shtoi ai.

Reagimi i avokatit të familjes Aliu vjen pas informatave që publiko dje televizioni Alsat për rikualifikimin e mundshëm të lëndës së Almirit nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”.

Një hap i tillë i mundshëm vjen pas përplasjeve të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane, ku është diskutuar për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat