Shumë pak të falimentuar në Kumanovë kanë përfituar nga ligji i ri për kompenzimin e të falimentuarve

Kumanova

Shumë pak të falimentuar në Kumanovë kanë përfituar nga ligji i ri për kompenzimin e të falimentuarve

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 23:47
Ilustrim

Ligji i ri për punëtorët e falimentuar ka pësuar fiasko në qytetin e Kumanovës, ku numri i të falimentuarve është më i lartë.

Sipas portalit SDK, nga 1.600 të paraqitur në Agjencinë për punësim, vetëm 54 kanë përfituar vendimin për kompenzim, nga të cilët vetëm gjashtë janë anëtarë të shoqatës UNIT.

Me ligjin e ri për kompentimin e punëtorëve të falimentuar, parashihen që rreth 1.000 punëtorë në Kumanovë të dalin përfitues, por kjo nuk ndodhi.

Në nivel shtetëror, 2.690 punëtorë të falimentuar kanë përfituar kompenzimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat