Rasti “Almiri”, dëshmon vëllai i Boban Iliqit

Kumanova

Rasti “Almiri”, dëshmon vëllai i Boban Iliqit

Më: 5 mars 2018 Në ora: 14:03
Ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë po dëshmon Bojan Iliq, vëllai i të akuzuarit Boban Iliç, i akuzuar për vrasjen e Almirit 4-vjeçar. Me kërkesë të palës mbrojtëse vëllai i të akuzuarit, Bojan Iliq,  po dëshmon për herët të dytë në Gjykatën Themelore të Kumanovës, për shkak se herën e kaluar ka qenë i kufizuar për parashtrim të pyetjeve të kryqëzuara. Gjithashtu, gjatë seancës së sotme duhet të dëshmoj edhe  dëshmitarja Tanja Dimkovska, e cila po ashtu ishte në veturë në momentin kur ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Lëndë për rastin ‘Almiri’ është kthyer nga fillimi, por me procesverbale të vjetra dhe ishte kryeprokurori Lubomir Joveski i cili bëri të ditur se lënda është rikualifikuar. Lidhur me këtë vendim, ditë më parë qytetarët protestuan para Prokurorisë Themelore Publike, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit lidhur me rikualifikimin e lëndës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat