Angjushev: Kemi interesim për zonë industriale në Kumanovë

Kumanova

Angjushev: Kemi interesim për zonë industriale në Kumanovë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:46
Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, sot deklaroi se qeveria ka interes për themelimin e një zone industriale në Kumanovë, e cila pritet të hapet vitin e ardhshëm

“Po shikojmë që për 500 vjetorit e ekzistimit të qytetit të Kumanovës të hapim një zonë industriale me të gjitha parakushtet e nevojshme infrastrukturore për investitorët. Mendoj që Kumanova padrejtësisht ishte lënë pas dore me vite të tërë, mendoj që ka shumë punë për tu bërë në Kumanovë dhe ne si qeveri do të jemi të përkushtuar të sigurojmë kushte sa më të mira bizneseve jo vetëm në Kumanovë por edhe në qytetet tjera”, tha Angjushev.

Angjushev sot në Kumanovë prezentoi ligjin për mbështetje financiare të investimeve, duke thënë se është koha e duhur që kompanitë të investojnë, pasi ata do të jenë të ndihmuara nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat