Muameti nga Kumanova tregon ngjarjen në Bogovinë: Policia deshi të më vras

Kumanova

Muameti nga Kumanova tregon ngjarjen në Bogovinë: Policia deshi të më vras

Më: 17 mars 2018 Në ora: 18:50
Bogovina

Policia e Maqedonisë para një muaji, konkretisht më datën 8 Shkurt lëshoi njoftimin për një ngjarje në Bogovinë ku policia ka “luftuar” me disa Kumanovarë. Kumanovarët e kapur nga policia u identifikuan si hajna, ndërsa për portalin Tetova1, njëri prej tyre thotë se ngjarja ka qenë krejt ndryshe nga çka ka dhënë policia.

Muamet Sulejmani, njëri i cili deklaron se ka qenë pjesë e ngjarjes ka rrëfyer se policia pa të drejt gjuajtur pas veturës së tyre duke rrezikuar që ti vras dhe më pas ngjarjen ka tentuar ta kamufloj kinse është munduar të ndaloj hajnat – duke i etikuetuar edhe si hajna.

“Unë rrjedh nga një familje e pasur dhe atë natë isha me të dashurën time të parkuar në një vend më lart Bogovinës. Derisa po ktheheshim rrugës binte shi i rëmbyeshëm dhe nuk vërehej rruga para. Kur jemi afruar kemi parë dy persona me pistoleta drejtuar nga ne dhe nuk më kanë paralajmëruar që të ndaloj. Pasi nuk dukej mirë nuk arrita ti identifikoj nëse janë polic ose jo dhe nga frika kam vazhduar të lëviz me shpejtësi më të theksuar. Atëherë ato kanë gjuajtur drejt veturës duke rrezikuar që të na vrasin të dyve” deklaron Muahet Sulejmani për Tetova1.

Ai më tej ka shtuar se policia për ta mbuluar gabimin e tyre dhe rrezikimin e jetës tonë na akzuojnë për hanji, gjëja e fundit që do ta bëja në jetë.

Më posht ju sjellim edhe versionin e policisë për ngjarjen:

Më posht ua sjellim edhe versionin e Policisë për ngjarjen e 7 Shkurtit në Bogovinë:

Të mërkurën (mbrëmë) rreth orës 18 e 10 minuta në fshatin Bogovinë të Tetovës, policë nga stacioni policor në Kamjan kanë ndalur një veturë “BMW” me targa të Shkupit. Ajo është ndalur dhe kur polici është afruar, shoferi e ka startuar veturën duke tentuar ta godasë policin, e pastaj ka goditur veturën e policisë dhe disa vetura të parkuara përreth. Gjatë tentimit për të ikur, njëri prej personave që ka qenë bashkëudhëtarë në veturë ka gjuajtur dy plumba në ajër.

Personat janë arratisur bashkë me dy vetura – “Audi” me targa të Shtipit dhe “Sharan” me targa të panjohura. Rreth orës 20 e 50 minuta njësiti special Alfa ka ndalur veturën BMW që e ka drejtuar një 17 vjeçar nga Kumanova. Më vonë në lagjen Gjorçe Petrov, Alfat kanë ndalur edhe veturën “Audi: me targa të Shtipit, e drejtuar nga I.S. (29) nga Kumanova.

Personat janë arrestuar në stacionin policor “Gjorçe Petrov”, kurse veturat janë konfiskuar për procedim të mëtejmë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat