Polici është punësuar në DSK me diplomë të rreme

Kumanova

Polici është punësuar në DSK me diplomë të rreme

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër katër personave dhe Institutin ndërkombëtar “Gavrillo Romanoviç Derzhavin” nga Shën Nikolla për falsifikim të diplomës dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Paditë penale janë ngritur kundër një polici, drejtorit, rektorit të Institutit për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe kundër një të punësuare në Inspektoratin shtetëror arsimor për “punë të papërgjegjshme në shërbim”.

Sipas denoncimit, kumanovari i punësuar në polici, më 25 shtator të vitit 2009 ka nënshkruar kontratë për studim në Institut, në Fakulttein per ekonomi dhe organizim të sipërmarrjes, ndërsa në vitin 2010 ka shkuar për punë të përkohshme në Afganistan.

Në afat të tre viteve ai ka “kaluar” 24 provime nga të cilat në 19 aspak nuk është paraqitur sepse la qenë jashtë vendit ndërsa 5 lëndë i kaluar para se të ekzistojë si i regjistruar në këtë institut. Studimet i ka “kryer” më 24 maj 2013 dhe me këtë diplomë është punësuar në MPB, nëpunës në DSK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat