Paraburgoset një kumanovar, iu gjetën substanca narkotike

Kumanova

Paraburgoset një kumanovar, iu gjetën substanca narkotike

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Sektori për punë të Brendshme në Shkup ka kallëzuar penalisht personin D.Z (35) nga Kumanova, i cili dyshohet për prodhim të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Gjatë një kotrolli të policisë dhe legjitimimit të presonit të lartpërmendur, atij i është gjetur marihuanë. Pas kësaj, është kontrolluar vendbanimi i tij i përkohshëm ku janë gjetur 147 saksi me kanabis, rreth 50 gram marihuanë, rreth 50 gram amfetamin, tableta metilendioksimetamfetamin (MDMA).

Pas këtyre gjetjeve, kumanovarit i është shqiptuar paraburgimi tridhjetëditorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat