Ahmeti flet për rastin ‘Kumanova’, thotë se e kujton me dhimbje krejt ngjarjen

Kumanova

Ahmeti flet për rastin ‘Kumanova’, thotë se e kujton me dhimbje krejt ngjarjen

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 22:36
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se ka kërkuar që të zbardhet ngjarja në Kumanovë përmes një hetimi ndërkombëtar

Ai ka thënë se nuk e fshehë dhimbjen që ndjen, pasi disa prej personave pjesëmarrës në rastin Kumanova i kishte edhe ushtarë.

‘Atëherë dhe sot me dhimbje e përjetoj atë ngjare, kurrë se kam mohu që i kam njohur, i kam pas luftarë një pjesë të tyre, nuk më kanë tregu e kanë fshehur nga unë atë pjesë të aktivitetit, dhe unë kam kërkuar që kjo çështje të zbardhet përmes një hetimi ndërkombëtar dhe të dihet e vërteta,’ u shpreh Ahmeti

Ndërsa, Ahmeti ka thënë se ka pas ndikim tek ata njerëz dhe ka mundur t’i tërheq nga ajo ngjarje por s’e ka ditur.

‘Unë edhe sot se kuptoj dot pse ka ndodhur ngjarja, dhe andaj kam kërkuar të ketë hetim ndërkombëtar’, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat