Akt vandal në Gjakovë, tentohet të digjet Xhamia

Lajme

Akt vandal në Gjakovë, tentohet të digjet Xhamia

Më: 22 shtator 2011 Në ora: 18:11

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës njofton se më 19.09.2011, në ora 01:30 pas mesnate, persona të panjohur kanë tentuar dy herë radhazi t’ia vënë zjarrin Xhamisë Haxhi Ymeri në Gjakovë.

Për fat të mirë, tymi i zjarrit nga porta kryesore e Xhamisë është diktuar me kohë nga banorët lagjes dhe menjëherë është informuar policia, e cila ka intervenuar për ta shuar zjarrin.
Pas gjysmë ore, për të dytën herë, tentohet t’i vihet zjarri derës kryesore të Xhamisë, por përsëri policia e njoftuar nga banorët e lagjes, bashkë me zjarrfikësit kanë arritur me kohë, dhe pas intervenimit të tyre në tërësi është shuar zjarri pa pasoja në dëmtim të objektit të Xhamisë.

Vlen të theksohet se ky akt vandal ishte i qëllimshëm, pasi që në të njëjtën natë pasuan dy sulme, dhe në të dy rastet dera kryesore e Xhamisë është stërpikur me benzinë. Është hera e parë që në qytetin e Gjakovës të sulmohet një Xhami. Deri më tani, historikisht, nuk është shënuar ndonjë rast për tentim djegie të Xhamive, përveç në kohën e luftës nga okupatori serb. Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka kërkuar nga organet kompetent ligjore që rasti në fjalë të zbardhet sa më parë dhe autorët e krimit zbulohen e të ndëshkohen.

Ndryshe kjo xhami është e ndërtuar më 1743 nga Haxhi Ymeri në bazë të të cilit e ka marrë emrin xhamia dhe lagjja. Xhamia dallohet për nga mejtepi i saj i madh dhe i vjetër përafërsisht sa edhe Xhamia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat