Mister me objektin e ndritshėm tė zbuluar nė Mars nga Curiosity!

Roboti i NASA-s, Curiosity zbuloi njė objekt tė ndritshėm nė sipėrfaqen e plantit tė kuq, i cili ka ngjallur reagime dhe mėdyshje tė fuqishme nė qarqet shkencore.
Ndėrkohė, tė shumta janė ato qarqe shkencore, qė nuk u bindėn nga shpjegimi i dhėnė prej NASA-s, nė tė cilin thuhej: Ekipi i shkencėtarėve qė merret posaēėrisht me Curiosity, vendosi tė mos e pėrdor krahun robotik mė 8 tetor, kur Curiosity zbuloi njė objekt tė ndritshėm nė sipėrfaqen e Marsit. Objekt ky, i cili mund tė jetė njė pjesė e robotit, theksohet nė njoftimin e NASA-s.
Ndėrkohė mėsohet, po sipas deklarimeve pėr shtyp tė NASA-s, se: Curiosty po nxjerr dhe shumė fotografi tė tjera tė objektit, me qėllim qė tė ndihmojė ekipin e shkencėtarėve qė tė shqyrtojnė mė mirė tė dhėnat dhe tė evitohen ndikimet negative, gjatė marrjes sė mostrave tė kėtij objekti, qė ndodhet nė sipėrfaqen e Marsit.
Misioni i robotit, me afat kohorė dy vjeēar, ėshtė tė eksplorojė sipėrfaqen dhe jo vetėm tė Marsit, duke tentuar tė vėrtetojė nėse nė tė shkuarėn ekzistonin kushtet e pėrshtatshme pėr jetė nė kėtė planet. Curiosity u ul nė sipėrfaqen e marsit, nė 6 gusht, duke hapur kėshtu njė kapitull tė ri nė historinė e eksplorimeve ndėrplanetare.











































Komentet