Agani dhe Cliff bisedojnë për reformat në shëndetësi

Lajme

Agani dhe Cliff bisedojnë për reformat në shëndetësi

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 17:52

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani priti sot pasdite Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cliff.Ministri Agani e informoi ambasadorin Cliff për reformën e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe kontributin e Britanisë së Madhe për avancimin e shërbimeve shëndetësore në vendin tonë.

Gjatë takimit,Cliff përgëzoi ministrin Agani për bashkëpunimin me shoqërinë civile në sigurimin e transparencës së procedurave të prokurimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Agani, theksoi rëndësinë e kontributit të Britanisë së Madhe në tejkalimin e situatës emergjente në shëndetësinë kosovare që nga muajt e parë të pasluftë si dhe nevojën për shkëmbimin e përvojave në lëmin e reformës së sistemit shëndetësor të vendit, që pritet të fillojë së shpejti me miratimin e Ligjit të ri për Shëndetësinë, veçanërisht kur është në pyetje themelimi dhe funksionimi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat