Ministri Agani në Suedi - Bota Sot
Ministri Agani në Suedi

Lajme

E mërkurë, 31 gusht 2016

Ministri Agani në Suedi

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 21:06

Një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë, i udhëhequr nga Ferid Agani, ka vazhduar takimet gjatë vizitës disaditore në Suedi. Sipas njoftimit të Zyrës për komunikim me publikun të MSH-së, Agani të premten është pritur nga ministrja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e këtij shteti, Gunilla Carlson.Në takim është biseduar për projekte të mundshme regjionale në lëmin e shëndetësisë.

Para këtij takimi, ministri Agani është takuar edhe me homologun e tij suedez, Goran Hagglund, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë, me theks të posaçëm në përvojat suedeze në fushën e reformës së organizimit të shërbimeve shëndetësore dhe menaxhimit të këtyre shërbimeve.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test